Sveçla për marrëveshjen e Bratisllavës: Kosova po vazhdon shpërkallëzimin
M.P. / RTKlive
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është deklaruar lidhur me mbajtjen e zotimeve të marrëveshjes së Bratisllavës, drejt shpërshkallëzimit të situatës në veri të vendit.
Sveçla ka thënë se konkluzioni i organeve të sigurisë, Policisë së Kosovës, EULEX-it e KFOR-it është se situata në veri është e qetë.
“Policia e Kosovës ka mbajtur një takim me EULEX-in dhe KFOR-in, siç është paraparë me pikën 2 të marrëveshjes së Bratisllavës. Konkluzioni i vlerësimit të përbashkët të sigurisë është se situata është e qetë. Nga nesër do të ulim prezencën e policisë edhe me 25% brenda dhe përreth ndërtesave komunale. Kosova po zbaton zotimet nga marrëveshja e Bratisllavës dhe po vazhdon të kontribuojë pozitivisht në de-eskalimin” ka thënë Sveçla në "Twitter".
Një nga hapat tjera të marrëveshjes është edhe ulja e prezencës së trupave të Policisë së Kosovës, e që nesër do të ndodhë reduktimi prej 25%.
























