Bislimi: Situata në veri e qetë, Kosova po respekton angazhimet
M.P / RTKlive
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka shkruar në "Twitter" se Kosova po bën hapat e mëtutjeshëm për implementimin e Marrëveshjes së Bratisllavës.
“Pas Marrëveshjes së Bratisllavës, ka një proces të besueshëm drejt de-përshkallëzimit. Situata është e qetë tash e disa javë – e konfirmuan dje bashkërisht Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i. Kosova po respekton plotësisht angazhimet e saj dhe beson se pala tjetër do të bëjë të njëjtën gjë”, ka shkruar Bislimi.
Tutje ai ka përmendur çështjen e reduktimit të trupave të Policisë së Kosovës në veri të vendit.
“Marrëveshja e 10 korrikut është ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe ka për qëllim të zbatojë deklaratën e BE27 nga 3 qershori. Masat e BE-së kundër Republikës së Kosovës deklarohen të përkohshme, të kthyeshme dhe në varësi të një përkushtimi të besueshëm për deeskalim”, ka shkruar ai.























