Presidentja Osmani bën homazhe te shtatorja e Ibrahim Rugovës
Edona Podvorica&Medina Pasoma / RTK
(E plotësuar, ora 13:40) Presidentja Vjosa Osmani – Sadriu pas deklarimit për media ka vazhduar me homazhe pranë shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Presidentja e vendit është pritë nga qytetarët përballë shtatores së Presidentit,Ibrahim Rugova.
“Jemi në vendlindjen e presidentit Rugova dhe do të kemi mundësi t’i takojmë shumë nga njerëzit që janë rritur e zhvilluar me vizionin e tij dhe vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik vizionit të tij”, ka thënë ajo para se të shkonte për homazhe.

(13:30) Presidentja Vjosa Osmani – Sadriu është deklaruar për media pas takimit me kryetarin e Komunës së Istogut, Ilir Ferati.
Ajo tha se gjatë ditës në agjendën e saj ka takime me mërgatën, përfaqësuesit e komuniteteve, bizneset dhe qytetarët.
“Ajo me të cilën do të ecim përpara është elektrifikimi sa i përket bjeshkëve të Istogut sepse është projekt që s’kushton shumë, por kthimi është i jashtëzakonshëm për shkak se do të hapen mundësitë për zhvillimin e turizmit malor, për nxitjen e shumë turistëve nga bota për këtë pjesë shumë të bukur, rrjedhimisht zhvillimin ekonomik të kësaj komune dhe Kosovës”, ka thënë Osmani – Sadriu.
Tutje ka përmendur se përveç ndarjes së dekoratave presidenciale për personalitete të shquara të kësaj komune, do të bëj edhe homazhe te përmendorja e Presidentit Ibrahim Rugova.
Osmani në takim me kryetarin e Istogut, do të bëjë homazhe për Rugovën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu e ka nisur në mesditë vizitën e saj ne komunën e Istogut. 
Ajo ka takuar Kryetarin e Istogut, Ilir Ferati dhe pas takimit do të ketë deklarim për medie.
Pastaj presidentja Osmani-Sadriu do të bëje homazhe tek shtatorja e Presidentit Ibrahim Rugovës.
Pasdite Osmani-Sadriu do të vizitoj familjen e Svetisllac Josiq në fshatin Veriq, të cilit iu dogj shtëpia.
Ajo sot do të takojë edhe mërgatën, do të vizitoj shtëpinë e pleqve dhe do të bëjë ndarjen e dekoratave për personalitete të shquara të Istogut.























