Burg të përjetshëm për Krivaqën | Video
BKT
Kosovë

Burg të përjetshëm për Krivaqën | Video

Driton Ramadani / RTK

Dënim i përjetshëm i është dhënë Dardan Krivaqës nga Gjykata Themelore në Ferizaj, pasi u gjet fajtor për vrasjen e Marigona Osmanit.

Ndërkaq, dënim me 15 vjet burg mori Arbër Sejdiu, i cili e kishte ndihmuar Krivaqën në kryerjen e veprës. Familjarët e së ndjerës iu gëzuan vendimit për Krivaqën, ndërkaq kërkuan dënim kapital edhe për Sejdiun.

Avokati dhe familjarët e Marigona Osmanit u ndanë pjesërisht të kënaqur me dënimin që u shqiptua ndaj të dënuarit Sejdiu.

 “Gjykata sot i ka vërtetuar pretendimet tona që nga fillimi që vrasja e të ndjerës ka qenë vrasje graduale, vrasje mizore, me vështirësi të mëdha, me mundime të mëdha”, ka thënë Gazmend Rexhepi - avokat i familjes së Marigona Osmanit.

Para fillimit të seancës së sotme, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar një protestë, ku ka kërkuar drejtësi për Marigona Osmanin dhe ndëshkim maksimal për vrasësit e saj.


MË SHUME NGA Kosovë