Driton Vela akuzohet për mashtrim, ai do ta padisë ORCA-n për shpifje
BKT
Kosovë

Driton Vela akuzohet për mashtrim, ai do ta padisë ORCA-n për shpifje

Hana Marteti / RTK

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, të premten përmes një aksioni protestues, denoncoi tentimin për atë që e quajti si kapjen e agjencive të pavarura shtetërore nga pushteti.

Koordinatori i aktiviteteve nga ORCA, Dibran Hoxha, theksoi përpjekjen e shkencëtarit Driton Vela për t’u zgjedhur anëtar i Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

 “Për fat të keq të tij, e fatin e mirë të Kosovës, tentativa e Driton Velës për ta kapur këtë pozitë dështoi, meqë përgjatë shqyrtimit të aplikimeve, komisioni zbuloi një fakt shokues. Driton Vela kishte tentuar ta mashtronte komisionin duke deklaruar në CV-në e tij dhe në formularin e aplikimit se në vitin 2021 kishte qenë bartës i programit të doktoratës Mjekësi Paraklinike në Universitetin e Prishtinë”, ka thënë Dibran Hoxha.

Por, për të gjitha këto akuza, Vela është përgjigjur: “Si përmbledhje lidhur me këtë çështje, dokumentet me te cilat jam bazuar janë dokumente zyrtare nga UP, Fakulteti i Mjekësisë, që ma kanë dhënë vet për çështje akademike,në anën tjetër kontributi im është i dokumentuar sepse unë kam marrë pjesë në kapitull të RVV-( raportit të vetëvlerësimit), ku koordinatori më drejtohet në mënyrë decidive si bartës i programit, mjekësi paraklinike, pse këta emra kanë ndryshuar mendoj që kjo çështje duhet hulumtuar", tha Vela.

Ai shtoi se do të padisë ORCA-n për shpifje.

Ndërkohë, në aksionin e ORCA-s u akuzua Qeveria edhe për favorizim të kolegjeve private.


MË SHUME NGA Kosovë