Rama: Policia kryeqytetit urgjentisht e nevojshme
BKT
Kosovë

Rama: Policia kryeqytetit urgjentisht e nevojshme

RTKlive

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas ngjarjes së mbrëmshme, ku mbeti i vrarë një person, dhe u plagosën disa.

“Pas ngjarjes së mbrëmshme e cila na shqetësoi të gjithëve, bashkë me drejtorin për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica mbajtëm një takim urgjent me drejtorin e policisë për rajonin e Prishtinës, nënkolonel Basri Shabani, me të cilin diskutuam për çështjen e sigurisë në kryeqytet dhe hapat të cilët duhet të ndërmarrim bashkërisht për krijimin e policisë së kryeqytetit e cila është urgjentisht e nevojshme dhe do të na ndihmonte në rritjen e nivelit të sigurisë në Prishtinë”, ka shkruar Rama në “Facebook’.

Sipas tij, siguria në kryeqytetin tonë është prioritet i yni.


MË SHUME NGA Kosovë