Banorët në rajonin e Rekës së Keqe kanë problem me energjinë |Video
Islam Haxhiu / RTK
Rrjeti i dobët elektrik në rajonin e Rekës së Keqe po bën që shumë familje të kenë probleme të vazhdueshme, sidomos me prishje të aparaturave nëpër shtëpitë e tyre.
Hysen Idrizaj nga lagjja Kallavaji në Dobrosh, thotë se kostoja e këtyre defekteve tashmë është bërë e papërballueshme. Vetëm gjatë dy ditëve të fundit më janë dëmtuar krejtësisht dy frigoriferë me ngrirje të thellë.
Krahas rrjetit të stërvjetruar, banorët këtu po kanë telashe edhe në kyçjet e reja. Mërgimtari Bashkim Qaushi thotë se vitin e kaluar e ka ndërtuar shtëpinë e re por aty nuk e ka kaluar asnjë ditë të vetme. Kjo për faktin se KEDS-i nuk ia ka mundësuar kyçjen në rrjetin elektrik.
Zyrtarët e KEDS-it, në një përgjigje me shkrim thanë se kërkesa për lidhje të re të konsumatorit Qaushi në lagjen “Kallavaj” është trajtuar, por ekipet e KEDS-it nuk kanë mundur të bien në kontakt me konsumatorin. Pavarësisht kësaj, në KEDS e inkurajojnë konsumatorin që të bëjë kërkesë për lidhje të re.
Sipas KEDS-it, ekipet në këtë lagje kanë intervenuar në zëvendësimin e shtyllave e përçuesve elektrikë.























