Në orët e paradites në Merdar pritjet në hyrje-dalje ishin deri në dy orë
BKT
Kosovë

Në orët e paradites në Merdar pritjet në hyrje-dalje ishin deri në dy orë

Fatos Cervadiku/ RTKlive

Edhe sot vendkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Merdar ka qenë i ngarkuar me pritje për të hyrë dhe dalë nga Kosova. Nga të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar mëngjesin e së dielës, pritjet për të hyrë në Merdar ishin deri në dy orë, derisa për të dalë mbi tri orë

Ardhja e bashkatdhetarëve për pushime në Kosovë po vazhdon, e bashkë me ta edhe pritjet e gjata në pikëkalimet kufitare vazhdojnë të jenë të pranishme. Një nga pikat kufitare që shfrytëzohet është edhe ajo në Merdar e ku pritjet kanë shkuar deri në 2 orë.

Nga të dhënat e qendrës kombëtare për menaxhim Kufitar mengjesin e së dielës, pritjet për të hyrë në Merdar ishin deri në dy orë, derisa për të dalë mbi tre orë.

Bashkatdhetarët të cilët hynin në Kosovë përmes kësaj pike, thanë se kanë pritur mbi tri orë.
Mirëpo, gjatë ditës, për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike kufitare gjendja ishte e qetë, dhe nuk kishe kolona.


MË SHUME NGA Kosovë