85 infermierë nga nesër fillojnë punën në QKUK
BKT
Foto: SHSKUK / Facebook
Kosovë

85 infermierë nga nesër fillojnë punën në QKUK

RTKlive

85 infermierë të rinj nga dita e nesërme do të fillojnë punën në klinika të ndryshme të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

QKUK njofton se punësimi i tyre do të zbusë pjesërisht mungesën e infermierëve në klinikat e QKUK-së.

“Nënshkrimi i kontratave u bë gjatë ditës së sotme. Me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, infermierëve iu dëshiroi punë të mbarë, duke i porositur ata, që në qendër të punës së tyre të kenë kujdesin ndaj pacientëve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu njoftohet se nga 85 infermierët e pranuar së fundmi, 70 janë më kualifikim bachelor dhe 15 me shkollim të mesëm.


MË SHUME NGA Kosovë