Osmani falënderon Kearns: Së bashku do të forcojmë demokracinë
M.P. / RTKlive
Presidentja Vjosa Osmani i ka replikuar deputetes së parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, për mbështetjen e tyre ndaj normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
E para shtetit ka falënderuar Kearns për përpjekjet e palodhura në ekspozimin e agjendës destruktive dhe destabilizuese të Serbisë.
“Falënderoj të gjithë nënshkruesit për mbështetjen e tyre të fuqishme për sovranitetin dhe demokracinë e Kosovës. Së bashku, ne do të ruajmë vlerat tona të përbashkëta dhe do të forcojmë demokracinë”, ka shkruar presidentja e vendit në rrjetin social “X”.
Paraprakisht Kearns ka shkruar se 10 kryetarë të komisioneve për punë të jashtme dhe 56 deputetë i kanë bërë thirrje SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe që të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë.
“Ne kemi nevojë për diplomaci parandaluese, ku sigurohemi që të ketë ekuilibër në marrëdhëniet tona dhe të mos përsërisim gabimet e së kaluarës”, ka shkruar deputetja britanike.
Thank you @aliciakearns for your tireless efforts in exposing Serbia’s destructive & destabilising agenda.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 7, 2023
Grateful to all signatories for their strong support for Kosovo’s sovereignty & democracy.
Together, we'll safeguard our shared values and strengthen democracy! https://t.co/49wD4P7aVA























