17:14 / 08.08.2023
Haradinaj: Bashkatdhetarët mbështetësit kryesorë në çlirim e shtetndërtim
M.P. / RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot në Shtëpinë Bjeshkatare “Shkëlzen Haradinaj” bashkatdhetarët me rastin e ardhjes së tyre në vendlindje.
Haradinaj me këtë rast ka thënë se ndihma e diasporës ishte e pakursyer në momentet më të rëndësishme shtetërore.
“Një rast i mirë po ashtu që të bashkëbisedoj me shumë prej tyre, që jo vetëm na bëjnë krenar me suksesin e tyre, por i japin paraqitjen e merituar shtetit të Kosovës kudo që jetojnë, duke e lartësuar identitetin tonë”, ka shkruar Haradinaj.
Tutje ka thënë se diaspora ka qenë mbështetësi kryesor për çlirim dhe shtetndërtim të vendit.

























