06:11 / 10.08.2023
Sot mban mot kryesisht me diell
RTKlive
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot kryesisht me diell, në viset për rreth relievit malor parashihen vranësira të shpërndara.
“Vlerat e temperaturave maksimale parashihen rritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK.























