Sot moti me diell dhe vranësira të shpërndara
BKT
Kosovë

Sot moti me diell dhe vranësira të shpërndara

E. Hoti / RTKlive

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, njofton IHMK.

Ndërkaq, të dielën do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.


MË SHUME NGA Kosovë