Rikthehen kolonat në Merdarë, 4 orë pritje për hyrje në Kosovë
BKT
Kosovë

Rikthehen kolonat në Merdarë, 4 orë pritje për hyrje në Kosovë

RTKLive

Bashkatdhetarët po vazhdojnë të presin me orë të tëra për të ardhur e për të ikur nga Kosova. Edhe gjatë kësaj të shtune, kolonat para dite kanë qene me kilometra për dalje nga Kosova, ndërsa në mbrëmja bashkatdhetarët po presin në Merdarë afër 4 orë për hyrje në vendlindje.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, njofton se bashkatdhetarët deri pas orës 21:00 në Merdarë, kanë pritur më shumë se katër orë për të hyrë në Kosovë, ndërsa dalje për në Serbi është rreth një orë.

Te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 20 minuta për dalje, ndërsa 30 minuta për të hyrë në Kosovë. Edhe në Muçibabë nuk ka pritje të gjata.


MË SHUME NGA Kosovë