Rifat Latifi zgjidhet anëtar nderi i Kolegjit të Kirurgëve të Brazilit
BKT
Kosovë

Rifat Latifi zgjidhet anëtar nderi i Kolegjit të Kirurgëve të Brazilit

B. H. | RTKlive

Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, prof. dr. Rifat Latifi, është zgjedhur anëtar nderi i Kolegjit të Kirurgëve të Brazilit, nder ky që u jepet vetëm kirurgëve të njohur në botë, për kontribut të jashtëzakonshëm në kirurgji dhe në shëndetësinë globale.

“Prof. Dr. Latifi, falënderoj Kolegjin e Kirurgëve të Brazilit për nderin që ia është bërë, duke veçuar se Kolegji i Kirurgëve të Kosovës do tëbashkëpunojnë me Kolegjin e Kirurgëve të Brazilit, për të ndihmuar në transformimin e shëndetësisë dhe duke ndihmuar kirurgjinë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

Po ashtu, Prof. Dr. Latifi, është  nderuar edhe me titullin anëtar i nderit nga Departamenti i Kirurgjisë së Universitetit të Buenos Aires- Argjentinë.

“Ky nderim, për Prof. Dr. Rifat Latifin, është bërë me ftesë të Departamentit të Kirurgjisë të Universitetit të Buenos Aires, në Argjentinë dhe nga Prof. Dr. Alberto Ferreres, Drejtor i Departamentit të Hulumtimeve Shkencore, dhe një nga kirurgët më të njohur në botë, dhe anëtar nderi Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Në këtë institucion shëndetësor, Prof. Dr. Latifi, ka mbajtur ligjëratë me temë “Menaxhimi dhe Rekonstruktimi i Defekteve të Mëdha dhe Komplekse te Abdomenit”.


MË SHUME NGA Kosovë