06:21 / 16.08.2023
Mot sot diel dhe me vranësirat të theksuara
RTKlive
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe pjesërisht i vranët .
“Vranësirat do të jenë më të theksuara dhe vende-vende pos reshjeve ka mundësi të ketë edhe zbrazje elektrike, si pasojë e konveksionit në troposferë”, njofton IHMK.
Sa i përket gjendjes termike ajo mbetet pothuaj e njëjtë me ditën e martë, përpos në vlerat e minimaleve që parashihet të ketë ngritje.























