Taksistët nuk duan të largohen nga sheshi “Xhorxh Bush”
BKT
Kosovë

Taksistët nuk duan të largohen nga sheshi “Xhorxh Bush”

RTKlive

Policia e Kosovës ka filluar t’i largoje taksistët që ndodhen në afërsi të Hotelit ‘Grand’, në sheshin Zahir Pajaziti.

Taksistët që veprojnë në atë pjesë kanë refuzuar këtë vendim të komunës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, theksoi për RTKlive se policia vetëm po respekton ligjin për mbajtjen e rendit. Ajo tha se përgjegjëse për këtë çështje është Komuna e Prishtinës.

Ndryshe në këtë kohë rruga ‘Xhorxh Bush’ është mbyllur për qarkullimin e automjeteve dhe të ‘Trafikut Urban’, për shkak të organizimit të aktiviteteve të ndryshme kulturore nga komuna.

Së fundmi, aty janë vendosur shtëpizat, në kuadër të tregut veror “Akull n’Verë”


MË SHUME NGA Kosovë