I dyshuari për vrasjen në Klinë dyshohet se qëndroi për tetë ditë në Burojë
BKT
Foto/ Edona Podvorica/RTK
Kosovë

I dyshuari për vrasjen në Klinë dyshohet se qëndroi për tetë ditë në Burojë

Edona Podvorica/RTK

Tush Frrokaj nga fshati Kosh i Istogut, i dyshuar se ka vrarë Anton Prelajn në Klinë, dyshohet se ka qëndruar për tetë ditë në një shtëpi të pabanuar që gjendet në Burojë të Skenderajt, raporton RTKlive.

Ndryshe Policia dje ka njoftuar se pas arrestimit të Tush Frrokajt, e pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari është dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.

Tush Frrokaj akuzohet se në pasditen e 7 gushtit, në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë, me armë zjarri e ka privuar nga jeta Anton Prelajn.

 


MË SHUME NGA Kosovë