Banorët e Junikut tash e disa ditë pa rrymë
BKT
Kosovë

Banorët e Junikut tash e disa ditë pa rrymë

Islam Haxhiu/RTK

Në Junik disa banorë po përballen me mungesë të energjisë elektrike. Nga KEDS kanë thënë se një kompani ka shkaktuar dëme të mëdha në rrjet, prandaj dhe banorët për një javë nuk kanë pasur energji elektrike.

Banorët e lagjes Çok të Junikut me ditë të tëra kanë ngelur pa energji elektrike si pasojë e një defekti në kabllon kryesore. Ramë Krasniqi tha se janë detyruar të hedhin të gjitha ushqimet, pas frigoriferët u shkrinë.

Në anën tjetër, zyrtarët e KEDS-it, në një përgjigje përmes telefonit, na thanë se dëmi i shkaktuar nga një kompani vendore në Junik ka qenë shumë i madh kështu që ekipet e KEDS-it gjatë ditës kanë arritur që të sanojnë atë. Për këtë ata kanë kërkuar mirëkuptim nga banorët e kësaj lagjeje.

Por ndërprerjet e shpeshta po ndodhin çdo ditë edhe nëpër lagjet tjera, thonë banorët e Junikut, në mesin e tyre mërgimtarë që këto ditë  po i kalojnë pushimet në vendlindje.

Shqetësim për junikasit për sa i përket furnizimit me energji, mbetet rrjeti i vjetruar elektrik.


MË SHUME NGA Kosovë