Krasniqi: Mitrovica çdo ditë po merr pamje tjetër
RTKlive
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se rreth 700 familje do të përfitojnë nga hapja dhe ndërtimi i rrugës “Ali Zeneli”, në Mitrovicë.
Kreu i PDK-së Memli Krasniqi qëndruar në Mitrovicë, ku ka thënë se pas një angazhimi më banorët e saj zone, kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza, ka nisu punën për realizim e këtij projekti.
“Rreth 700 familje do të përfitojnë drejtpërdrejt nga hapja dhe ndërtimi i rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë, për të cilët, qarkullimi dhe jetesa do të bëhet më e lehtë me përfundimin e këtij projekti. Pas një angazhimi të gjatë, në bashkëpunim me banorët, Kryetari Bedri Hamza ka nisur sot edhe zyrtarisht punën për realizimin e këtij projekti transformues për qytetin e Mitrovicës. Jam i lumtur dhe krenar me Bedriun dhe ekipin e tij, nën udhëheqjen e së cilit Mitrovica çdo ditë po merr pamje tjetër. Një qytet i organizuar, ku zyrtarët komunalë japin llogari dhe ku institucionet angazhohen çdo ditë për mirëqenien e qytetarëve të tyre, është gjithçka që kanë merituar mitrovicasit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.























