Reçica: Mbeturinat e palejueshme po hidhen afër kontenjerëve
BKT
Foto/ RTK
Kosovë

Reçica: Mbeturinat e palejueshme po hidhen afër kontenjerëve

A.B/RTKlive

Petrit Reçica, kryeshef ekzekutiv në KRM `Pastrimi`, tha se ka përmirësim të menaxhimit dhe grumbullimit të mbeturinave në Komunën e Prishtinës.

Ai tha se ka një numër të madh të mbeturinave që nuk janë të lejueshme. “Nuk e di a janë të vetëdijshëm, qytetarët po hedhin mbeturina afër kontenjerëve që nuk janë të lejueshme”, tha ai për RTK.

Sipas tij  "Pastrimi" , operon me plan dhe kur ka mbeturina që janë hedhur qoftë jashtë kontenjerëve, apo edhe në vende të tjera që nuk janë pjesë e planit të ndërmarrjes, krijon probleme.

Për mbeturinat që janë tek ‘Tregu i Gjelbër’ në Prishtinë, afër ndërtesës së RTK-së, Reçica bëri me dije se kjo pikë është shumë e ndjeshme. “Këtë problem e kam adresuar edhe unë", theksoi ai.

Reçica tha se qytetarët po hedhin edhe mobilje, material të fortë afër kontenjerëve etj.


MË SHUME NGA Kosovë