Abdixhiku: Kosova meriton më shumë, ‘Rruga e re’ po vjen
BKT
Kosovë

Abdixhiku: Kosova meriton më shumë, ‘Rruga e re’ po vjen

A.B / RTKlive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se “Rruga e re”, e kësaj partie po vjen, duke thënë se atë s’mund ta ndalë askush.

Përmes një videomesazhi të publikuar në "Facebook" Abdixhiku tha se Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti po synojnë të arsyetojnë hajni, dhënie të tenderëve për miqtë, frikësimin e gjyqtarëve dhe kapjen.

"Tani a është ky ndryshimi i njëmendtë të cilin e kërkonim ndër vite? Të dëgjojmë krahasime se këta apo të tjerët para tyre janë hajna më të mëdhenj? Pas shumë përpjekjeve për evropianizim, a duhet të mjaftohemi me një Qeveri e Kryeministër që mbronë kriminelët në pranga e krimin rreth tij, e shpërfaqet me plot mllef ndaj luftuesve të tij", tha ai.


MË SHUME NGA Kosovë