Nisin punimet në rrugën që lidhë Gjakovën me Rekën e Keqe dhe me Shqipërinë
Islam Haxhiu|RTK
Në Komunën e Gjakovës ka nisur punimet në zgjerimin e një rruge që do ta lidhë qytetin e Gjakovës me Rekën e Keqe dhe dy pikat kufitare me Shqipërinë. Për të parë nga afër këto punime, atje sot ishte ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Jemi shumë të lumtur si Qeveri e Kosovës, ku projektet tona që financohen prej granteve të performancës, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, kështu u shpreh ministri Elbert Krasniqi gjatë qëndrimit në Gjakovë, me rastin e fillimit të punimeve për zgjerimin e aksit rrugor nga "Ura e Tabakut" deri te "Ura e Ahmet Efendisë", rrugë kjo që lidh qytetin e Gjakovës me Rekën e Keqe dhe dy pikat kufitare në Qafë Morinë dhe Qafë Prush.
Shpend Emini, përfaqësues i DEMOS, tha se bashkëpunimi me Ministrinë e Pushtetit Lokal do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Projekti është mirëpritur edhe nga zyrtarët e Komunës në Gjakovë.
Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës i tha se ky projekti ka vlerën rreth 1 milion euro. Sipas tij, skema të tilla e rrisin kualitetin nëpër komuna.























