Muharremaj: Besoj në pafajësinë e zyrtarëve të arrestuar
RTK
Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë të Komunës së Suharekës, nën dyshimin se kanë përpiluar procesverbale të rrejshme dhe konfirmim të punëve sipas kontratave, që sipas gjendjes në terren, ato nuk janë kryer.
Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, deklaroi në një intervistë në RTK se është e drejtë e policisë të hetojë raste të ndryshme, megjithatë ai beson në pafajësinë e zyrtarëve të arrestuar.
Ai tha se nuk ka informacione rreth arrestimit. Sipas tij të gjitha informacionet i ka marrë nga mediat.
Ndryshe sipas njoftimit të policisë, Enver Shabani dhe Berat Kabashi, në cilësi të personave zyrtarë kanë qenë të caktuar për menaxhim dhe mbikëqyrje të kontratës për ndërtimin e disa rrugëve në fshatin Mushtisht të Suharekës në vitin 2022, ku vlera e kësaj kontrate ka qenë dhjetëra mijë euro.























