Haradinaj: Është detyrë e Qeverisë t’i sigurojë tekstet shkollore
BKT
Kosovë

Haradinaj: Është detyrë e Qeverisë t’i sigurojë tekstet shkollore

M.P. / RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është detyrë e Qeverisë që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se çdo justifikim për dështim të sigurimit të teksteve shkollore, është qesharak.

“Është detyrë e Qeverisë dhe e askujt tjetër që t'i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit e Kosovës. Çdo justifikim për këtë dështim është qesharak. Çfarë duhet të ndodhë tjetër që Kurti ta kuptojë që ai dhe qeveria e tij janë kthyer në dëm për Kosovën?”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka shtuar se qeverisë Kurti nuk i mjaftoi, sipas tij, poshtërimi i mësimdhënësve me paga, tani dëshiron ta bëjë të njëjtën gjë edhe me prindërit.

 


MË SHUME NGA Kosovë