18:41 / 24.08.2023
Manxhuka: Prokuroria më ka ftuar në intervistim
RTKlive
Arlind Manxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, deklaroi se janë 250 denoncime të shkeljeve e proceseve korruptive të adresuara nga ministritë e kësaj partie, përgjatë kësaj kohe të qeverisjes. Por ai shtoi se veprimet e prokurorisë jo që ishin të mangëta, por shpeshherë rrëzuan raste me situatë të qartë.
Megjithatë, ai tha se Prokuroria Speciale nuk është se ishte pasive, përkundrazi, e madje, sipas tij, është më aktive se kurrë në përndjekje të qytetarëve me prefiksin Lëvizja Vetëvendosje. Manxhuka njoftoi se për nesër është thirrur për intervistim nga Prokuroria Speciale, në lidhje me reagimin e tij në rastin e lirimit të Dejan Pantiqit.























