Vazhdon kërkimi i personit të zhdukur nga Ferizaj
BKT
Kosovë

Vazhdon kërkimi i personit të zhdukur nga Ferizaj

F.Sertolli / RTKlive

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se ka vazhduar kërkimi i personit të zhdukur nga fshati Greme e Ferizajt, ILAZ (TAHIR) SEJDIU, me banim në fshatin Greme, komuna Ferizaj, i cili me datën 17.08.2023 rreth orës 07:10 kishte dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Policia në njoftimin e saj ka thënë se ekipet e policisë rajonale të Ferizajt në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, "Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim", vullnetarët nga  "Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës", pjesëtarë të Brigadës së Zjarrfikësve të Ferizajt, zyrtarë të Drejtorisë së Emergjencave të komunës së Ferizajt janë në kërkim të personit të zhdukur.

Policia Rajonale e Ferizajt ka marr autorizimet nga prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikim e të dhënave të tij dhe kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve.

“Ai është i gjatë, 170 cm dhe peshon, 75 kg. Ka sytë kafe dje flokë të thinjura. Kishte të veshura: pantollona dhe xhaketë ngjyrë kafe, këpucë të zeza me shirita ngjitës dhe me plis të bardhë”, thuhet nw njoftim.

Policia lutë të gjithë ata që kanë informacione, që ndërlidhet me personin e zhdukur, ta njoftoni menjëherë policinë, stacionin më të afërt të policisë, apo përmes numrit kujdestar 192 dhe aplikacionit digjital " Lajmëro Policinë".


MË SHUME NGA Kosovë