Policia në Mitrovicë realizon fushatën vetëdijësuese nga rreziku i zjarreve
BKT
Kosovë

Policia në Mitrovicë realizon fushatën vetëdijësuese nga rreziku i zjarreve

F.S / RTKlive

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media, thotë se në kuadër të Planit Operativ “Sezoni Veror 2023”, të gjitha stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Jug, kanë filluar së realizuari fushatën me moton “Kujdes nga zjarret”.

Policia thotë se përmes kësaj fushate synohet sensibilizimi i qytetareve që të kenë kujdes nga ndezja e zjarreve e sidomos gjatë këtyre ditëve me temperatura e larta pasi që pasojat mund të jenë të paparashikueshme si për sigurinë e qytetarëve gjithashtu edhe për pronat private dhe publike si dhe ambientin në përgjithësi. 

“Fushata është duke u realizuar nga ana e zyrtarëve policorë me kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët dhe me shpërndarjen e fletushkave të cilat përmbajnë mesazhe vetëdijesimi për rrezikun nga zjarret. Qytetarëve ju shpjegohet se ndezja e zjarreve qoftë me qëllim apo nga pakujdesia bie ndesh me ligjet pozitive dhe këto veprime sanksionohen me ligj andaj policia apelon te qytetarët që të kenë kujdes nga veprime të tilla”, thuhet në njoftim.

Kjo, fushatë sipas policisë do të vazhdoj edhe ditëve në vijim në të gjithë zonën e përgjegjësisë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Jug, si në zonat rurale po ashtu edhe ato urbane.


MË SHUME NGA Kosovë