Funksionalizohet “e-Kosova” faqja për subvencionim të librave
M.Sh. / RTKlive
(E plotësuar) Është funksionalizuar platforma “E-Kosova” nëpërmjet së cilës qytetarët mund të aplikojnë për subvencionim të librave shkollorë dhe materialeve mësimore. Derisa gjatë ditës ajo ishte jashtë funksionimit, pas dite faqja ka qenë aktive.
Shumë qytetarë kanë deklaruar se kanë aplikuar “me sukses” për subvencionim të librave.
Kujtojmë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacioni, ka njoftuar se do të ndajë 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore dhe nga 30 euro për klasat 6 deri 9.
Probleme në funksionim të platformës ekosova (11:15)
Është hapur aplikimi për subvencionim të teksteve, por ka aneksa për mosfunksionim të platformës.
Ende nuk ka ndonjë njoftim nga institucionet përgjegjëse për mosfunksionim të platformës ekosova.
Është publikuar linku aplikues për prindërit të cilët do të përfshihen në subvencionin e Qeverisë për shpërndarjen e librave shkollor për fëmijët nga klasa e parë deri te e pesta.
Ndryshe do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore.
Po ashtu, për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore
Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5























