Haradinaj: Nënë Tereza, simbol i krenarisë kombëtare
BKT
Kosovë

Haradinaj: Nënë Tereza, simbol i krenarisë kombëtare

RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, tha se shënjtorja Nëna Terezë, mbetet frymëzim për mbarë njerëzimin si dhe përkushtimi i saj në mbrojtje të jetës njerëzore duhet të na shërbejë secilit prej nesh.

Kështu ka shkruar i pari i AAK-së pas pjesëmarrjes në akademinë solemne me rastin e ditëlindjes së Nënës Terezë.

“Figura e Shenjtores Nëna Terezë, bijës së kombit shqiptar, mbetet frymëzim për mbarë njerëzimin. Përkushtimi i saj në mbrojtje të jetës njerëzore duhet të na shërbejë secilit prej nesh si udhërrëfyes në punët tona të përditshme. 

"Në akademinë solemne me rastin e ditelindjes së Nënës Terezë, nën përkujdesjen e ipeshkvit të Dioqezës Prishtinë-Prizren, Imzot Dodë Gjergji, me krenari kujtuam trashëgiminë e jashtëzakonshme që la ajo pas, si një simbol i krenarisë kombëtare dhe botërore dhe tregues se edhe një popull i vogël jep figura të mëdha.Të lartësuara qofshin gjithmonë emri dhe veprat e saj”, ka shkruar Haradinaj në "Facebook".


MË SHUME NGA Kosovë