09:04 / 28.08.2023
Sot zyrtarizohen adoptimet e para të qenve endacakë në Prishtinë
F.Sertolli / RTKlive
Sot nën prezencën e kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, do të bëhen publikë adoptimet e para të qenve endacakë.
Këtë e kanë bërë të ditur në një njoftim nga komuna e Prishtinës, në të cilin shtohet se do të jepen edhe kontratat për adoptimin e këtyre kafshëve.























