Zgjatet orari i parkingut në qendër të Prishtinës
BKT
Kosovë

Zgjatet orari i parkingut në qendër të Prishtinës

RTKlive

Orari i parkingjeve në qendër të Prishtinës ose siç njihet ndryshe “Zona 1” është zgjatur.

“Prishtina Parking” ka bërë të ditur se ky orar nis nga ora 07:00 deri në 23:00 nga e hëna derri në të shtunën.

“Konform Rregullores për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve të Komunës së Prishtinës nga data 28.08.2023 do të ndryshohet orari i parkingjeve (parkingje komerciale dhe rezidenciale) në Zonën 1 (Qendra e Qytetit), duke filluar nga ora 7:00 deri në ora 23:00, nga e hëna deri të shtunën”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë