Ibrahimi: DKA s’kanë pasur informacion për tekste shkollore
BKT
Kosovë

Ibrahimi: DKA s’kanë pasur informacion për tekste shkollore

M.P. / RTKlive

Në “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së ka qenë i ftuar drejtori ekzekutiv i Asociacioni i Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi i cili ka dhënë detaje të komunikimit me MASHTI.

Ibrahimi ka theksuar se ministrja Nagavci nuk iu është përgjigjur takimit të thirrur nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, teksa sot pritet ta mbajnë takimin me drejtoritë komunale të arsimit.

Ibrahimi ka thënë se drejtoritë komunale të arsimit nuk kanë qenë të informuara me kohë për çështjen e furnizimit të librave.

“Kjo është transparenca e kësaj Ministrie ndaj komunave dhe ndaj shoqërisë. Nëse ke problem është mirë ta njoftosh komunën. Drejtoritë komunale të arsimit s’kanë pasur informacion, derisa ato treguan që ka problem me furnizimin e teksteve shkollore askush nuk e ka ditë. Pastaj ne e dërguam informatën te mediat”, ka thënë Ibrahimi në RTK.


MË SHUME NGA Kosovë