Dëmtohet qëllimshëm shtegu i ri i ecjes në parkun `Taukbahqe`
BKT
Kosovë

Dëmtohet qëllimshëm shtegu i ri i ecjes në parkun `Taukbahqe`

M.P. / RTKlive

Shtegu i ri i ecjes në parkun ‘Taukbahqe’ është dëmtuar. Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu e cila e ka cilësuar veprimin si të qëllimshëm.

“Në orët e para të mëngjesit u lajmëruam nga qytetarët aktiv të lagjes se në shtegun që po shtrohet në parkun e ‘Taukbahqes’ janë evidentuar nëntë mbetje të djegjes së shiritave të punimeve. Me Granit Rugova dhe zyrtarë të sportit e të inspektoratit të Kryeqytetit pamë dëmtimet dhe lajmëruam policinë”, ka shkruar Sahatçiu në Facebook.

Tutje ka thënë se i dënon veprimet  e tilla “huligane” që rrezikojnë qytetarët.


MË SHUME NGA Kosovë