Komuna e Gjakovës nis realizimin e dy projekteve infrastrukturore
BKT
Kosovë

Komuna e Gjakovës nis realizimin e dy projekteve infrastrukturore

M.P. / RTKlive

Komuna e Gjakovës ka njoftuar për nisjen e realizimit të dy projekteve infrastrukturore.

Njëri nga ta është ndërtimi dhe asfaltimi i rrugëve rrugëve në Jabllanicë, Zhabel dhe Gërgoc, projekt me vlerë financiare prej 186 mijë euro. Projekti tjetër, parasheh ndërtimin-asfaltimin e tri akseve rrugore në Kralan, me vlerë financiare 140 mijë euro.

Gjatë nisjes së punimeve, kryetari i Komunës Ardian Gjini, u shpreh se projekte të tilla janë të domosdoshme, sepse lehtësojnë jetën e qytetarëve.

“Në të njëjtën kohë, neve si institucion komunal, na krijohet mundësia të planifikojmë projekte të reja, të cilat e bëjnë mirëqenien e banorëve të komunës sonë edhe më të mire”, ka deklaruar Gjini.



MË SHUME NGA Kosovë