Pas 3 vjetësh, qytetarët e Klinës fitojnë ndaj fabrikës në Dollc/Video
BKT
Kosovë

Pas 3 vjetësh, qytetarët e Klinës fitojnë ndaj fabrikës në Dollc/Video

Islam Haxhiu/RTK

Pas një beteje disa vjeçare, banorët e komunës së Klinës që kundërshtuan ndërtimin e Fabrikës së Çimentos në Dollc, tashmë ndjehen fitues. Kjo pasi Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një aktvendimi, hodhi poshtë padinë e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal kundër komunës së Klinës, përkatësisht vendimit për vetëqeverisje lokale të marrë nga Asambleja komunale më 5 mars 2020.

E ndërkaq, Veton Raci udhëheqës i banorëve kundërshtues në ndërtimin e fabrikës se çimentos, tha se tash iu mbetet organeve komunale në Klinë që menjëherë të fillojnë zbatimin e këtij akt vendimi.

Në anën tjetër, sipas drejtorit për urbanizëm dhe mbrojtje të mjedisit, i cili thotë se nuk i komenton vendimet e Gjykatës, tash për tash çdo gjë është kthyer në pikën zero, pasi që leja e ndërtimit të fabrikës është pezulluar.

Fabrika e çimentos ishte paraparë që të ndërtohej në sipërfaqet e ish-Kooperativës Bujqësore "Malizhgani" në të cilën dikur kultivoheshin rreth 110 hektarë  me vishnje.


MË SHUME NGA Kosovë