10:26 / 30.08.2023
Asfaltohen disa rrugë në fshatrat e Ferizajt
M.P. / RTKlive
Projektet infrastrukturore po vazhdojnë në qytetin e Ferizajt. Kësaj radhe rrugët po shtrohen në fshatin Greme.
Kryetari i kësaj komune, Agim Aliu ka shpërndarë disa fotografi teksa ka treguar se cilat lagje janë të përfshira.
“Po vijon asfaltimi i rrugicave në fshatra si në lagjen Topojan dhe Berisha të fshatit Greme, ku këto ditë u asfaltuan disa rrugica”, ka shkruar Aliu.























