11:58 / 30.08.2023
Me aktivitet të ndryshme shënohet Epopeja e Vërrinit
SH.Ç/RTKlive
Në 25 vjetorin e Epopesë së Vërrinit, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, shoqatat tjera të dala nga lufta në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport të Prizrenit organizon aktivitete të ndryshme.
Për tri ditë do të bëhen homazhe të varrezat e dëshmorëve në Landovicë, të shtatorit e heronjve të Kosovës, Selajdin Berisha, Xhevat Berisha. Do të bëhen homazhe pranë lapidarëve në vendet ku kanë rënë dëshmorët e kombit.
Gjithashtu të mbahet marshi i lirisë.























