Abbott viziton Gjilanin, takohet me kryetarin Alban Hyseni
BKT
Kosovë

Abbott viziton Gjilanin, takohet me kryetarin Alban Hyseni

E. Hoti / RTKlive

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka vizituar sot Gjilanin. Ai është takuar me kryetarin e këtij qyteti, Alban Hyseni dhe me partitë opozitare.

Përmes një shkrimi në Facebook, Abbott vlerësoi se pjesa më e madhe e punës që prek jetën e përditshme të njerëzve ndodh në nivel lokal.

Abbott u shpreh se vizita atje ishte gjithashtu një mundësi për të mësuar më shumë për trashëgiminë e pasur kulturore dhe arkeologjike të rajonit të Gjilanit.

“Pra, pjesa më e madhe e punës që prek jetën e përditshme të njerëzve ndodh në nivel lokal. Kështu që ishte shumë e dobishme të vizitoja Gjilanin sot për të dëgjuar edhe nga kryetari Alban Hyseni për progresin e tij në reforma, por edhe nga partitë opozitare në kuvendin komunal”, ka shkruar Abbott.


MË SHUME NGA Kosovë