Gjuhen me gurë dy autobusë të “Trafikut Urban”
BKT
Foto: Arbresha Berisha/RTK
Kosovë

Gjuhen me gurë dy autobusë të “Trafikut Urban”

Arbresha Berisha/ RTK

Një person i moshuar ka gjuajtur me gurë dy autobusë të “Trafikut Urban”, në Prishtinë. Fatmirësisht asnjë udhëtarë, e as shoferi e konduktori nuk kanë pësuar lëndime.  Ndërkaq i dyshuari tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Njëri nga shoferët e autobusit ka treguar për RTK-në, se i dyshuari ka dalë para autobusit, derisa i njëjti ka qenë në lëvizje dhe ka gjuajtur me gurë në drejtim të tij disa herë.

Ai është shprehur se nuk e ka njohur të njëjtin, ndërsa pas rastit ka ndalur autobusin dhe udhëtarët kanë zbritur nga i njëjti. Në vendin e ngjarjes po qëndrojnë edhe zyrtarët policorë.


MË SHUME NGA Kosovë