14:51 / 31.08.2023
Inspektorati Policor viziton departamentin e policisë në Texas
M.P / RTKlive
Inspektorati Policor i Kosovës ka vizituar Departamentin e Policisë në Fort Worth Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Delegacioni kosovar u përfaqësua nga kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë dhe zyrtarë të ICITAP-it amerikan në Kosovë.
“Delegacioni i IPK-së u mirëprit nga zyrtarët e lartë të Departamentit Policor nga të cilët u njoftuan me procedurat e punës dhe vizituan ambiente të punës dhe Qendrën e Trajnimeve si pjesë integrale e këtij Departamenti të madh Policor”, ka njoftuar IPK.























