18:00 / 01.09.2023
Krasniqi: Asnjë fëmijë s’duhet të lihet anash
RTKlive
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar në lidhje me subvencionimin me nga 70 euro për secilën familje të Prishtinës që kanë fëmijë nga 9 muaj deri në 6 vjeç për regjistrim në çerdhet private, të hyrat mujore të të cilave janë nën 500 euro.
Kreu i PDK-së, këtë e ka quajtur si lajm të mirë, për të cilin siç u shpreh ai, duket të jemi krenarë të gjithë. Ai është shprehur se ky është vizioni për të ndihmuar familjet kosovare në, siç u shpreh ai, edukimin e hershëm të fëmijëve.























