Epopeja e Vërrinit, përkujtohen të rënët për liri
BKT
Kosovë

Epopeja e Vërrinit, përkujtohen të rënët për liri

Myrvete Axhami /RTK

Familjarë, përfaqësues të institucioneve dhe organizatat e dala nga lufta, kanë përkujtuar në 25-vjetorin, Epopenë e Vërrinit. Në kuadër të këtij përvjetori, në të gjitha fshatrat e kësaj ane do të mbahen aktivitete përkujtimore dhe kulturore.

Shtatori i viti 1998 i gjeti fshatrat e Vërrinit në luftë. Lezi , Kushnini ishin të parat që u goditën  nga forcat serbe , ndërsa familjarët e të rënëve në atë betejë, i kujtojnë me krenari bijtë e tyre që ranë në fushën e nderit . Asllan Shala thotë se tri gjenerata nga familja e tyre ia kthyen pushkën pushtuesit serb.

Në përvjetorin e 25, bashkëluftëtarët kujtojnë shokët e tyre që sot lartësohen në lapidarë.

"Edhe një çerek shekulli pse ka kaluar, nuk do të thotë që të jesh në Lez dhe të mos kthehesh në kohë , e veçanërisht pranë një lapidari që është gurthemel i shtetit të Kosovës", thekson bashkëluftuari, Zafir Berisha.

Atë fillim vjeshte, Lezi, Kushnini, Jeshkova dhe fshatrat përreth ia falën lirisë 26 dëshmorë dhe 24 martirë.

"Në këto beteja që zgjatën për 5 ditë u ranë në altarin e lirirsë 26 dëshmorë dhe u vranë 24 civil, pa përjashtuar, gra pleq e fëmijë. U shkatërruan tre fshatra, ku më i shkatërruari është fshati Lez, i cili pas luftës është fshat i pabanueshëm", tha Isa Berisha, sekretar i OVL-së të UÇK-së.

Në nderim të heronjve të Vërrinit, nga data 1 deri më 5 shtator, organizatat e dala nga lufta kanë planifikuar një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe kulturore që do të mbahen në këto fshatra.


MË SHUME NGA Kosovë