23:20 / 01.09.2023
Të shtunën mot me diell dhe vranësira
E. Hoti / RTKlive
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9- 11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
Ndërsa të dielën sipas IHMK do të mbajë mot me diell.
Vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30-gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.























