17:47 / 03.09.2023
Vdes piktori e poeti Bislim Aliu
M.P. / RTKlive
Ka vdekur piktori, poeti dhe mësmdhënësi nga Komuna e Podujevës, Bislim Aliu.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, i cili ka shprehur ngushëllimet e tij, duke e cilësuar të ndjerin si të afërt me të gjithë.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të piktorit, poetit dhe mësimdhënësit për shumë vite, Bislim Aliu. Profesor Bislimi ishte intelektual i vërtetë, person shumë i dashur e i afërt me të gjithë”.
Bulliqi tha se si komunë e kanë mbështetur botimin e librit tij të fundit, por, u shpreh se gjendja e tij shëndetësore e bëri të pamundur prezantimin e këtij libri.























