17:49 / 04.09.2023
Përurohet klasa digjitale në gjimnazin e Vushtrrisë
M.P. / RTKlive
Është përuruar klasa digjitale në gjimnazin “Eqrem Çabej” në komunën e Vushtrrisë. Vlera e kësaj klase kap shifrën prej 30,000 euro dhe përfshinë kompjuterë, televizor të mençur, projektor dhe paisje tjera teknologjike.
“Digjitalizimi i shkollave mbetet një nga prioritetet e mia gjatë këtij mandati qeverisës. Vetëm këtë vit si komunë kemi ndarë 142.000 euro për digjitalizimin e shkollave, që përfshinë pajisjen e shkollave me kompjuterë, smart TV, projektor dhe pajisje tjera të IT-së”, ka njoftuar kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Tutje ai ka thënë se prioritet i qeverisjes së tyre do të jenë përmirësimi cilësisë së arsimit dhe krijimi i kushteve më të mira për punë për mësimdhënësit.

























