Anëtarët e ‘Handikos’ vizitojnë monumentet e Vushtrrisë
M.P. / RTKlive
Anëtarët e organizatës jo-qeveritare që merret me mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, “Handikos” kanë realizuar një vizitë në qytetin e Vushtrrisë.
Ata patën rastin të vizitojnë disa nga monumentet e qytetit antik siç janë Kalaja e Vushtrrisë si dhe Ura e Gurit.
“Vushtrria, si një qytet antik dhe me monumente historike, ishte pikë vizite kësaj radhe nga anëtarët e Handikos, të cilët patën rastin të informohen më detajisht për trashëgiminë kulturore të këtij vendi”, thuhet në njoftimin e “Handikos”.
Kjo vizitë u realizua në kuadër të projekteve “Nuk ka trashëgimi kulturore pa ne” dhe “Mbështetja e Personave me aftësi të kufizuara drejt jetesës së pavarur dhe përfshirja e tyre në jetën Socio-Kulturore” të cilat synojnë të sigurojnë jetë sociale dhe kulturore aktive për këta persona.























