11:14 / 05.09.2023
Deçani së shpejti me atraksion të ri sportiv – pishinën gjysmë olimpike
M.P. / RTKlive
Kanë filluar punimet për pishinën gjysmë olimpike në komunën e Deçanit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Bashkim Ramosaj, i cili ka shpërndarë fotografi nga fshati turistik, Podi i Gështenjave.
“Qyteti i Deçanit, si njëri nga qytetet me infrastrukturën më të mirë sportive, ofron kushte të mjaftueshme për të rinjtë e komunës sonë, që të zhvillojnë aktivitete të shumta sportive gjatë tërë vitit, brenda dhe jashtë ambientit”, ka shkruar Ramosaj.
























