Policia me fushatë vetëdijësimi me moton ‘Stop Drogës’
BKT
Kosovë

Policia me fushatë vetëdijësimi me moton ‘Stop Drogës’

Sh.G/RTKlive

Policia në rajonin e Mitrovicës së jugut po zhvillon fushatë vetëdijesimi me moton “Stop Drogës”.

“Në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, ka filluar se zbatuari plani operativ “siguria në shkolla 2023”, në saje të këtij plani me qëllim të vetëdijesimit-sensibilizimit të qytetarëve, nxënësve për pasojat e përdorimit të substancave narkotike, policia përmes aktiviteteve shtesë  (fushatës) javore po synojnë të rrisin ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e qytetarëve dhe nxënësve për rreziqet dhe pasojat qe shkaktojnë substancat narkotike”, njofton Policia.

Me synim për të informuar dhe vetëdijesuar qytetarët nën moton “Stop  drogës” në gjithë  rajonin e Mitrovicës se Jugut, qytetarëve dhe nxënësve po u shpërndahen broshura  me mesazhe informuese e vetëdijesimi për pasojat që shkakton droga si në aspektin shëndetësor ashtu edhe pasojat dhe  masat e  parapara me ligj.

“Për çdo rast me elemente të dyshimtë për substanca narkotike, raportoni në Polici  në linjën 192, ne tel 044 544677/ 028 532 366,  aplikacionin mobil “Lajmëro Policinë” ose në e-mail  [email protected]”, njofton Policia.


MË SHUME NGA Kosovë