12:59 / 06.09.2023
Rektori i UP-së takon Grupin Punues të Këshillit Konsultativ për Komunitete
E. Hoti / RTKlive
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, ka pritur në takim Grupin Punues të Këshillit Konsultativ për Komunitete.
UP përmes një njoftimi për media bënë të ditur se temat kryesore të diskutuara ishin regjistrimi i studentëve nga komunitetet joshumicë për vitin 2023/2024 dhe përfshirja e studentëve jo-shumicë në Parlamentin Studentor.
Rektori Qerimi theksoi përkushtimin e universitetit për gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta arsimore për të gjithë studentët.
Përfaqësuesit nga universiteti dhe anëtarët e grupit punues ranë dakord të bashkëpunojnë në adresimin e aspekteve të ndryshme që do të ndikojnë pozitivisht tek studentët nga komunitetet joshumicë.
























